You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 Musaka me Patëllxhanë prej Sun May 05, 2013 4:13 pm

avatar
ANNA ANGEL

  • Administrator

[img]http://recipes.parajsa.com/pictures/1251143338imorwp.jpg[/img]


[b][color:a476=red]Për 4-5 persona nevojiten:[/color]

patëllxhanë 1 kg,
vaj 3 filxhanë kafeje,
qepë 2-3 kokrra mesatare,
mish i grirë 200 gr ose një filxhan çaji,
domate 3-4 kokrra
hudhra 3-4 thelpinj,
kripë,
piper i zi,
majdanoz.

Përgaditja:

Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe maja, lahen, priten në feta të rrumbullakëta, në qoftë se patëllxhani është i hollë pritet në formë ovale. Vendosen në ujë me kripë për 30 min, pastaj mbulohen, lyhen me miell dhe skuqen nga të dyja anët.

Në vajin e mbetur skuqen qepët e grira hollë derisa të marrin ngjyrë ari; në to hidhet mishi i grirë, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në copa të vogla, kripë, piper i zi, majdanoz, hudhra të grira dhe pak ujë. Të gjitha këto vihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë 5-10 minuta.

Patëllxhanët e skuqur ndahen afërsisht në 3 pjesë. Një pjesë e tyre shtrohet në tavë dhe mbi ta hidhet gjysma e kimës, pastaj shtresa tjetër e patëllxhanëve e mbi ta pjesa tjetër e kimës. Në fund mbulohet me pjesën e mbetur të patëllxhanëve, spërkatet me yndyrë dhe piqet në furrë për 15-20 minuta. Pasi nxirret nga furra, lihet pak të ftohet dhe pritet në copa.

Musakaja mund të përgatitet dhe me salcë të bardhë e cila i hidhet sipër në shtresë të hollë, rrafshohet, spërkatet me gjalpë dhe djathë të thërrmuar ose kaçkavall të grirë.

Salca e bardhë përgatitet kështu: mielli kaurdiset pak me gjalpë, shuhet me qumësht, duke u përzier shpejt që të mos krijohen kokrriza, zihet pak sa të trashet, hiqet nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur, hidhen të verdhat e vezëve.[/b]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons