You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 Crème Carmel (Krem Karramel) prej Sun May 05, 2013 4:33 pm

avatar
ANNA ANGEL

  • Administrator


[img]http://www.yemektarifleri.info/wp-content/uploads/2008/11/cream_caramel.jpg[/img]


[color:4d6c=red]
Për 1 litër qumësht duhen :[/color]
vezë : 5-6 kokrra,
sheqer : 1 filxhan çaji,
vanilje ose lëkurë limoni.

[color:4d6c=red]Pergatitja:[/color]

Merret pak sheqer, hidhet në tigan dhe vihet në zjarr derisa të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të errët, por jo të digjet. Sheqeri i karamelizuar hidhet nëpër forma ose në tavën me korrent.
Në një enë porcelani ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezët me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumësht i nxehtë, duke e përzier vazhdimisht derisa të shkrihet sheqeri. Në fund shtohet vanilje ose cipë limoni dhe sipas dëshirës mund të shtohet pak sheqer i djegur i shkrirë me ujë, për t’i dhënë aromë dhe ngjyrë. Masa e përgatitur hidhet nëpër forma që vendosen në tavë me ujë të vakët dhe vihen në furrë derisa të mpiksen dhe në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
Në mungesë të furrës krem karameli mund të përgatitet edhe mbi zjarr duke i vendosur format në një tenxhere të cekët. Hidhet ujë derisa të arrijnë përgjysmë, mbulohen me kapak dhe lihen sa të mpiksen. Në këtë rast në sipërfaqe nuk krijohet cipë e kuqe.
Në qoftë se krem karameli përgatitet në tavë me korrent, atëherë gjatë pjekjes ajo vendoset në një tavë tjetër me ujë të vakët. Kjo bëhet që ajo të mos piqet më tepër nga sa duhet dhe të mos lëshojë lëng. Në qoftë se nuk kemi kushte për ta vendosur tavën në ujë të vakët, atëherë shtohen vezë më tepër dhe piqet si zakonisht.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons