You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 shkrime te Bukura prej Fri Nov 23, 2012 3:39 pm

avatar
BRoNx

  • Antar

Pashe nje ëndërr sikur mora në intervistë Zotin.
- Pra, ti dëshiron të më intervistosh? – pyeti Zoti.
- Nëse ke kohë. - i thashë unë.
Zoti buzëqeshi: - Koha ime është e përjetshme. Çfarë pyetje keni ndër mend për mua?
Unë pyeta: - Çfarë të habit më shumë me njerëzimin?

Zoti u përgjigj që:

Ata mërziten me fëmijërinë dhe mezi presin të rriten, pastaj mezi presin të bëhen sërish fëmijë.
Ata humbin shëndetin për të fituar lekë, pastaj harxhojnë lekët për të fituar shëndetin.
Nëpërmjet të menduarit me ankth për të ardhmen, ata humbin të tashmen, kështu që ata nuk jetojnë as të tashmen as të ardhmen.
Ata jetojnë sikur nuk do të vdesin kurrë, dhe vdesin sikur nuk kanë jetuar kurrë.


Dora e Perëndisë, kapi dorën time dhe për pak kohë qëndruam në heshtje.
Pastaj unë e pyeta: Si një prind, cilat janë disa mësime për jetën që ti dëshiron që bijtë e tu ti mësojnë?

Zoti u përgjigj që:

Të mësojnë që ata nuk mund të bëjnë askënd ti duan ata. Gjithçka që mund të bëjnë është ta lënë veten të duhet prej të tjerëve.
Të mësojnë që nuk është mirë të krahasojnë veten me të tjerët.
Të mësojnë të falin, duke praktikuar faljen.
Të mësojnë që duhen vetëm disa sekonda për t’i hapur plagë të thella atyre që duam, por duhen shumë vite për t’i shëruar këto plagë.
Të mësojnë që i pasur nuk është ai që ka shumë, por ai që ka nevojë më pak.
Të mësojnë që ka njerëz që i duan ata shumë, por thjesht nuk kanë mësuar ende si t’i shprehin ose tregojnë ndjenjat e tyre.
Të mësojnë që dy njerëz mund të vështrojnë të njëjtën gjë dhe ta shikojnë ndryshe.
Të mësojnë se nuk mjafton që ata falin njëri-tjetrin, por gjithashtu duhet të falin edhe veten e tyre.

Bài viết thứ :2 Re: shkrime te Bukura prej Fri Nov 23, 2012 3:40 pm

avatar
BRoNx

  • Antar

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht ..

Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti ..

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë ...

Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :

Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë :

Unë jam Shpresa .

Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë...

..dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë

Bài viết thứ :3 Re: shkrime te Bukura prej Sat Nov 24, 2012 11:58 pm

avatar
BRoNx

  • Antar

Ra si Ylli po su shua_ISMAIL KADARE

Veshtroi princesha krenare
ne çdo kulle e ne cdo kamare
si te fundit roje rane
cdo pellembe me gjak e lanë.

Dhe e vetme ajo mbeti
permbi kulle porsi deti
që i hedh dallget ne rere
turqit u versulen te tere.

Qe ta zene yllin te gjalle
po a zihet ylli valle?
Ja argjiroja e shpejte
tok me foshnjezen e vet
u vertit si zog ne erë
nga kalaja ne humerë.

Shkëmb me shkëmb sec u copetua
ra si ylli po su shua
dhe kujtoi ky shkemb i bardhe
se femija i saj mbet gjalle
dhe që foshnjen ta mekoje
qumesht zuri te pikoje.

Bài viết thứ :4 Re: shkrime te Bukura prej Sun Nov 25, 2012 11:03 pm

avatar
BRoNx

  • Antar

(Ujku)
Dy shqipetare te mencur
U grinden nje dite,
Me shqelma me grushta,godit e godit,
U shane e u rrahen,c'je ti e c'jam une,
E nga vendi ku rrinin , te dy i perzune.
Me floket perpjete , me thonjte ne fyt,
Njeriu,njeriun , kerkon qe ta mbyte,
Kerkon t'i marre jeten,te gjalle ta haje,
Kerkon ta vrase naten e diten ta qaje,
Jo kjo eshte jotja , jo kjo eshte imja,
Te ndahet edhe trau, te ndahet edhe qimja,
Me syte e perflakur, ne koke hipen gjaku,
Kete ma la gjyshja,kete ma la plaku,
Tek kalon aty prane , nje ujk i uritur,
E ndal vrapin ujku,u thote i cuditur,
Ju dija te mencur,ju dija te zgjuar,
Edhe kafshet urtine nga ju kane mesuar,
Po ndaluni djema, pse zihni, mosni,
Kur rruges kalova,kujtova mos losni dhe desha t'ju haja,
Por tani s'kam c'u dua,
Se ju qenki ujqer, me ujqer se mua.

Bài viết thứ :5 Re: shkrime te Bukura


Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons