You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Steven Gerrard largohet nga Liverpool Empty Steven Gerrard largohet nga Liverpool Fri Jan 02, 2015 8:17 pm

Konti
Konti

  • ADMIN

Steven Gerrard largohet nga Liverpool Gerrard_1


Pas 17 vitesh Steven Gerrard largohet nga Liverpool.

Liverpooli ka konfirmuar se kapiteni Steven Gerrard, do të largohet nga Anfield në fund të sezonit 2014-15. Kapiteni i “Të kuqve” po e mbyll kapitullin me këtë klub, pas një karriere 17 vjeçare gjatë së cilës ka fituar që ka ngritur 10 trofe, ndërsa deri tash ka pasur fiks 695 paraqitje dhe ka shënuar plot 180 gola. Ai i ishte bashkuar klubit nga Liverpooli që në moshën 8 vjeçare.

Megjithatë, Gerrard nuk do të pensionohet nga futbolli profesionist, pasi të jetë larguar nga Anfield. Deri tash nuk është bërë publik asnjë vendim për klubin e tij të ri, por është thënë se ai do ta vazhdojë karrierën jashtë Mbretërisë së Bashkuar, dhe në një anë që nuk do të sjellë atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Liverpoolin. Deri në largim, numri 8, do ta ndihmojë Brendan Rodgersin dhe ekipin e tij që të arrijë sukses në dy frontet, edhe në Premierë Ligë dhe në garat evropiane.

34-vjeçari e pranon se e ka të vështirë largimin nga Liverpool, duke e përshkruar vendimin si "më të vështirin të jetës së tij". Por ka zgjedhur ta bëjë tani, për të shmangur spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij.

“Ky ka qenë ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Vendimi im është i bazuar tërësisht në dëshirën time për të përjetuar diçka ndryshe në karrierën dhe jetën time” - ka thënë Gerard teksa ka sqaruar vendimin tij.

Në fund, Gerard u është drejtuar fansave të Liverpoolit, të cilëve u ka thënë se ka qenë privilegj që t’ju shërbejë si lojtar dhe kapiten.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons