You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 Rezoluta Came. PDIU prej Fri Mar 22, 2013 6:15 pm

avatar
Konti

  • ADMIN

[b][color:7ecf=red]Idrizi: Nëse nuk kalohet rezoluta çame para 23 qershorit, unë jap dorëheqjen si kryetar i PDIU[/color]

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim, Unitet Shpëtim Idrizi tha në “Bugajski Hour” tha se rezoluta për çështjen çame do të kaloj për miratim në parlament në këtë legjislaturë. Ky është një premtim që ai ka marrë nga dy partitë e mëdha.

“Pa dyshim përpara zgjedhjeve, do ta quaja totalisht të paarsyetuar qëndrimin e dy partive kryesore politike nëse do ta shtynin për në kalendat greke, dhe siç është lënë dhe dakord, të mos bëhej brenda kësaj legjislature. Unë personalisht e kam lidhur fatin tim politik me këtë rezolutë, duke thënë që nëse rezoluta nuk miratohet unë do të japë dorëheqjen”, tha Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.

Përsa i përket aleancave zgjedhore në përballjen e 23 qershorit ai tha se kjo së pari do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë socialistët dhe demokratët ndaj rezolutës, që kërkon shqiptarëve të Çamërisë tu njihen të drejtat pronësore në Greqi.

“Çdo forcë politike që nuk do ta mbështesë këtë rezolutë absolutisht nuk do të afrohej që të kërkonte mbështetje apo bashkëpunim me ne. Por duke qenë i bindur që të dy krahët do ta votojnë këtë p/rezolutë ne jemi duke eksploruar në të gjithë spektrin politik duke analizuar të gjithë ata faktorë që do ta përkthenin votën tonë më mirë në mandate politike”, vijoi Idrizi[/b]
[img]http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/03/cimi.jpg[/img]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons