You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Konti
Konti

  • ADMIN

Fyle e Kukan vijnë në Tiranë, qeveria u bën bojkot total. Fyle2

Fyle e Kukan vijnë në Tiranë, qeveria u bën bojkot total

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë me titull “Just BE”. bashkë me të në kryeqytetin shqiptar ka mbërritur edhe Eduard Kukan, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin.

Por ndërkohë mazhoranca ka zgjedhur të bëjë një bojkot total ndaj komisionarit Fyle.

Asnjë ministër i kabinetit Berisha nuk ka qenë i pranishëm. Madje as Majlinda Bregu, që ishte e ftuar, nuk ka denjuar të jetë përpara komisionarit.

Në fjalën e tij, Eduard Kukan, tha se duhen tejkaluar zënkat dhe problemet politike.

“Përpara 10 vitesh kur Sllovakia hyri dyert e BE nuk është se nuk kishim të meta, por e përdorëm potencialin tonë për t’i bërë gjërat që të funksiononin, ne e kapëm mundësinë që na u dha, e kam për të gjithë Sllovakinë. Po t’i kthehemi Shqipërisë, vjet festoi 100- vjetorin, kam parë shumë shqiptarë që shikojnë drejt së ardhmes. Shqipëria ka nevojë për praninë evropiane dhe BE ka nevojë për Shqipërinë partnere të fortë në BE dhe anëtare të saj. Sot jam këtu që të theksoj mundësinë që i jepet Shqipërisë me integrimin, që shoqëria të transformohet. Ne duhet të vëmë të ardhmen mbi çdolloj problemi të brendshëm. Vetëm duke mos harruar këtë, vendi do jetë pjesë integrale e BE. Axhenda e integrimit tuja është ende në listën tonë të prioriteteve, duhet të jetë edhe për Shqipërinë, zënkat dhe problemet politike nuk duhet ta ndërpresin këtë proces, të tejkalohen”, apeloi ai.

Kukan shtoi se përpjekjet e politikanëve shqiptarë duhet të bazohen tek demokracia.

“Parlamenti duhet të jetë një vend ku marrëveshjet politike të diskutohen, qeveria të sqarohet, qytetarët të kenë mundësi ta shikojnë jetën politike të vendit. Ju duhet të ndërtoni institucione të forta dhe demokratik,. Ne i njohim politikanët tuaj, ata kanë mundësi, por përpjekjet e tyre duhet të kenë rrënjët tek demokracia”, tha Kukan më tej.

Konti
Konti

  • ADMIN

Smile

Konti
Konti

  • ADMIN

Smile


Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons