You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 Ushqimet qe permiresojne jeten seksuale prej Sat Mar 30, 2013 1:34 pm

avatar
ANNA ANGEL

  • Administrator

[b]Për shekuj me radhë, meshkujt kanë tentuar të përmirësojnë performancën e tyre seksuale duke përdorur ilaçe të ndryshme. Ja disa ushqime që japin të njëjtin rezultat

[color:9905=red]Gastronomi[/color]

Për të pasur një performancë të shkëlqyer në shtrat nuk janë të nevojshme vetëm vitaminat, humori dhe shëndeti në përgjithësi. Disa produkte që përmbajnë enzima rrisin qarkullimin dhe stimulimin e hormoneve, duke premtuar për një marrëdhënie të mirw seksuale. Ja cilat janë ushqimet që bëjnë mrekullinë:

[color:9905=red]Borziloku[/color]. Aroma e borzilokut e përdorur nga femrat në formë kremrash, ka qenë prej kohësh e lidhur me tërheqjen seksuale të meshkujve. Pavarësisht së në kohët e sotme, përdorimi i tij nuk është shumë i përhapur, fakt mbetet që borziloku nxit epshin dhe tërheqjen seksuale, e përforcuar edhe nga aroma e tij natyrale.

[color:9905=red]Tërshëra [/color]ka efekte magjike në lidhje me zgjimin e seksualitetit. Kërkuesit kanë zbuluar se tërshëra ndihmon zhbllokimin e prodhimit të testosteroneve në trup. Në raste të shumta është reklamuar përdorimi i tërshërës në vaktet e mëngjesit, duke shpjeguar se bën mrekulli në zgjimin seksual.

[color:9905=red]Avokado[/color]. Forma e avokados nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetërimet e shekujve të mëparshëm, si për shembull nga aztekët, të cilët pemën e avokados e quanin “pema testikul”. Kjo frutë është e pasur me vitaminën b6, e cila ndihmon në shtimin e dëshirës seksuale te meshkujt dhe është e pasur me kalcium që rregullon gjëndrat e tiroideve te femrat. Avokado përmban gjithashtu një lloj acidi, i cili bën mirë për zemrën dhe shton energjinë.

[color:9905=red]Shalqiri[/color]. Kur shalqiri u përmend si rastësisht tek filmi i famshëm “Dirty Dancing”, personazhi kryesor ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për potencën seksuale të frutës. Si lëkura ashtu edhe brendësia e shalqirit përmbajnë një aminoacid që hap enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale, me një fuqi të ngjashme me Viagrën.

[color:9905=red]Hudhra[/color]. Nuk është produkti ideal me të cilin mund të shkosh lirshëm në shtrat, por përdorimi i saj mund të ndikojë shumë në aktin seksual. Hudhra përmban alicin, një substancë që rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Sigurohuni që hudhrën ta përdorni të copëtuar, pasi kur pritet, hudhra jep efektin e duhur.

[color:9905=red]Çokollata e zezë[/color] ka nivelin më të lartë të kakaos, shkakton ngacmime seksuale kurdo dhe përmban një mori komponentësh si fenileflamina, e cila quhet ndryshe “dashuria kimike”. Gjatë ngrënies së çokollatës çlirohet vitaminë në tru, duke rritur motivimin dhe kënaqësinë. Një studim i “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se femrat që hanin qoftë edhe një copë të vogël çokollate çdo ditë, kishin një aktivitet më të lartë seksual sesa ato që nuk e përdornin.

[color:9905=red]Vanilja[/color]. Herën tjetër që do ndiheni fajtor për përdorimin e tepruar të akullores me vanilje, mendojini dhe një herë mrekullitë që mund të bëjë kjo shije në jetën tuaj seksuale. Nuk është shumë e pëlqyeshme vetëm aroma e fuqishme e vaniljes, por ajo ndihmon edhe sistemin nervor qendror, duke stimuluar trupin.

[color:9905=red]Bajamet[/color]. Lajthitë zakonisht janë të njohura për nivelet e larta të yndyrës, që është çelësi për prodhimin e hormoneve të nevojshme për një jetë të shëndetshme seksuale. Nga ana tjetër, bajamet janë edhe më të mira. Studimet tregojnë se aroma e tyre i ndez femrat. Në përmbajtje të bajameve është një lloj aminoacidi i quajtur arginine, që ndihmon hapjen e enëve të gjakut dhe rritjen e potencialit seksual mashkullor.

[color:9905=red]Panxhari[/color]. Romakët e lashtë e kanë përdorur panxharin për të përmirësuar aktivitetin seksual dhe cilësitë e tyre epshndjellëse. Panxhari përmban tritofan, një lëndë kimike që kontribuon në mirëqenien e njeriut. Panxhari shquhet për nivele të larta të mineralit boron, që është i lidhur direkt me prodhimin e hormoneve seksuale.

[color:9905=red]Gjalpi i kikirikut[/color]. Lajmi i mirë për njerëzit që e pëlqejnë gjalpin e kikirikut është ai ka yndyra organike bimore, të cilat absorbohen lehtë nga organizmi. Gjalpi i kikirikut rrit dopaminën dhe epshin te femrat. Herën tjetër që do ta konsumoni, sigurohuni që të merrni pak më shumë.

[color:9905=red]Shpargu[/color]. Pamja e tij e jashtme tregon se kemi të bëjmë me një frutë “mashkullore” dhe mesa duket, është me të vërtetë. Shpargu përmban nivele të larta të vitaminës E, që njihet ndryshe si “vitamina e seksit”. Gjethet e tij janë të nevojshme për prodhimin e histaminës, një lëndë që është e lidhur me kalimin e shpejtë të orgazmës te meshkujt dhe femrat. Klubi i vegjetarianëve na këshillon të hamë shparg për tri ditë rresht që të ketë një efekt më të fuqishëm.

[color:9905=red]Specat djegës[/color]. Ka një arsye përse specat djegës janë të lidhur prej kohësh me jetën aktive seksuale. Shija pikante vjen si pasojë e përmbajtjes së shumtë të kapsaicinës, një lëndë kimike që të sjell në humor dhe rrit qarkullimin e gjakut në zemër. Specat djegës stimulojnë edhe qetësimin nervor.

Si lëkura ashtu edhe brendësia e shalqirit përmbajnë një aminoacid që hap enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale, me një fuqi të ngjashme me Viagrën

Panxhari shquhet për nivele të larta të mineralit boron, që është i lidhur direkt me prodhimin e hormoneve seksuale.

Një studim i “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se femrat që hanin qoftë edhe një copë të vogël çokollate çdo ditë, kishin një aktivitet më të lartë seksual sesa ato që nuk e përdornin.

Avokado përmban vitaminën b6, e cila ndihmon në shtimin e dëshirës seksuale te meshkujt dhe është e pasur me kalcium që rregullon gjëndrat e tiroideve te femrat.[/b] :{{@)(:

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons