You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 Shtate dite pa gjume ndryshojne 700 gjene prej Sat Mar 30, 2013 2:19 pm

avatar
ANNA ANGEL

  • Administrator

[b]Të flesh pak për shtatë ditë me radhë, është më keq se të mos flesh fare. Ashtu siç kanë treguar studime të mëparshme, kjo, jo vetëm që dëmton shëndetin në përgjithësi duke ndryshuar nivelet e vëmendjes, ndjenjën e urisë, nivelin e stresit, por sipas kërkimeve të fundit shkencore angleze, mungesa e gjumit ndryshon funksionimin e gjeneve tona. Mbi 700 gjene të kodit tonë gjenetik mund të ndryshojnë në mënyrë drastike funksionimin e tyre, në rast se abuzohet me kohën e nevojshme për gjumë.

[color:b61c=red]Nëse ne abuzojmë dhe flemë pak disa ditë, në ditët vijuese gjumi do të rimarrë orët e munguara me apo pa dëshirën tonë.[/color]

[color:b61c=darkblue]Mungesa e gjumit[/color]

Studimi anglez u publikua në një revistë shkencore dhe u përgatit nga studiuesit e Universitetit të Surrej. Ai titullohet “Efektet e mungesës së gjumit në ritmet qarkulluese dhe në kodin gjenetik të njeriut”. Ata përdorën një grup prej 26 vullnetarësh të shëndetshëm, të cilët për një javë u mbajtën nën kontroll në një qendër angleze që kuron çrregullimet e gjumit. Grupi u privua për shtatë ditë nga çfarëdolloj ore gjumi. Ata ishin të detyruar që gjatë natës të flinin vetëm gjashtë orë. Në fund të periudhës, për të kryer analizat mbi ADN-në, të njëjtët persona u mbajtën zgjuar për 40 orë me radhë. Pranë tyre, një grup tjetër personash (i ashtuquajturi grupi i kontrollit) fjeti deri në 10 orë çdo natë. Studiuesit e Surrej krahasuan më pas analizat e përbërjes së tyre gjenetike, të cilët monitoruan ndërkohë edhe aftësitë njohëse të grupit të eksperimentit dhe cilësinë e gjumit të tyre.

[color:b61c=darkblue]Gjenet e çmendura[/color]

Nga të dhënat e mbledhura u zbulua se në rastin e 711 gjeneve kishte ndryshuar aftësia e tyre për të punuar: në disa raste funksionimi i gjeneve shpejtohej, në raste të tjera ngadalësohej. Midis këtyre, aktivitetet që ndryshonin më shumë u referoheshin gjeneve përgjegjëse të rregullimit të metabolizmit, të niveleve të stresit dhe të reagimit të trupit ndaj tyre, homeostazës, ose ekuilibrit të brendshëm të trupit tonë, termometrit kryesor për të mbajtur një gjendje korrekte të shëndetit.

Ndryshime të tilla mund të ndikojnë mbi gjendjen fizike të trupit të njeriut, nëse vihet vazhdimisht në provë. Kjo është arsyeja se përse ata të cilët vazhdimisht flenë pak gjenden në një zonë e konsideruar si e rrezikshme. Ky konstatim, mbi të gjitha, në fund jep një motivim edhe gjenetik për pasojat e gjumit të dobët të këshilluara gjithmonë dhe të verifikuara nga mjekët: tendenca është për të ngrënë më shumë, për të mos kryer procesin e tretjes, për t’u shëndoshur, por edhe aftësia e paktë për të menaxhuar stresin dhe një lodhje e përgjithshme fizike dhe mendore. Jo rastësisht, i njëjti grup personash dëshmoi aftësi njohëse më të ulëta se mesatarja në ditët e privimit nga gjumi, duke iu përgjigjur me ngadalësi dhe lodhje testit të vëmendjes dhe të kujtesës.[/b]

Thích0Báo xấu0

Gửi một tin nhắn lên tường.

Gửi báo cáo lỗi về bài viết này.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons