You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

ANNA ANGEL
ANNA ANGEL

  • Administrator

Infertiliteti, edhe pse një fenomen për të cilin shqiptarët zor se flasin, përbën një nga çështjet e ndjeshme të shëndetit riprodhues. Janë pothuajse rreth 12 % e çifteve që kanë probleme me infertilitetin, ndërkohë që mendohet se numri mund të jetë më i madh. "Infertiliteti në Shqipëri nuk ka shifra të sakta dhe një arsyet është pikërisht sepse duhet të paraqiten diku dhe më pas të dalin të dhëna të sakta. Megjithatë, ka një farë numërimi mesatar që është kalkuluar diku tek 12 % e çifteve me probeme të infertilitetit", thotë Rubena Moisiu, drejtoresha e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni", i njohur më së shumti si materniteti i ri në Tiranë.
Edhe pse një shifër e vogël në dukje, nga ana tjetër mendohet se është më e lartë. "Është një shifër e nëndeklaruar, pasi vetë çiftet nuk deklarohen, por dhe në këtë shifër 12 % nuk është pak", tha Moisiu. Ndërkohë, sa u takon shkaqeve, ato mbeten po aq komplekse dhe po aq të pasaktësuara sa dhe shifrat e sakta të infertilitetit. Ndryshimi i stilit të jetesës, por dhe faktorët ambientalë, si ndotja e ajrit, duket se kanë ndikuar në rritjen e infertilitetit në vend, trend ky që është në rritje edhe në nivel botëror.
Stili i jetesës si obeziteti, stresi, duhanpirja, alkooli, droga, martesat në moshë të madhe, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të gjitha këto janë shkaqe që çojnë në infertilitet. Edhe ndotja e ajrit ndikon dhe të gjithë këta faktorë që janë në rritje në të gjithë botën sjellin rritje të infertilitetit.
Pavarësisht mentalitetetit, duket se çiftet janë bërë më të ndërgjegjshëm në rastet kur nuk kanë arritur një shtatzani dhe kanë kërkuar fekondimin artificial. Megjithë mungesën e shifrave, të dhënat e pjesshme tregojnë se në Tiranë në vitet 2004-2012 ka pasur kërkesa nga 33.304 çifte, prej të cilëve 497 kanë përfituar shtatzëni të konceptuar me metodat MAR në klinika private në vend, por edhe jashtë.
Moisiu shprehet optimiste për ndryshimin e mentalitetit, ndërsa thotë se pranë këtij materniteti janë drejtuar dhe çiftet e parë që kanë kërkuar fekondimin artificial pas lançimit të projektit. "Unë shikoj një ndryshim. Që në momentin që është anonçuar që në këtë institucion do të nisë fekondimi artificial, mund të kemi të paktën 15-20 çifte që kanë ardhur për të kërkuar fekondimin artificial. Me keqardhje më është dashur të sqaroj që nuk është realizuar ende dhe se është fillimi", tregon Moisiu. Drejtoresha e maternitetit të ri e cilëson të gjithën si një fitore, pasi për herë të parë do të kryhet në një spital publik fekondimi artificial, që deri tani është kryer në spitale, apo klinika private. Aktualisht, ka nisur trajnimi i mjekëve dhe do të vazhdojë me blerjen e aparaturave, proces që zgjat pak për shkak të procedurave të tenderimit (ndërkombëtar). Çdo çift mund të kërkojë këtë shërbim, ndërsa kushtet për këtë janë specifikuar në ligjin për shëndetin riprodhues. Kështu, një çift që ka 2 vjet që tenton për një shtatzani dhe nuk ka arritur mund t’i drejtohet maternitetit të ri, apo dhe çiftet ku nëna ka moshën nën 50 vjeç. Ligji shqiptar "Për shëndetin riprodhues" i vitit 2002 është në përputhje me të drejtat evropiane dhe ndërkombëtare të njeriut për riprodhim. Bazuar mbi parimet mjekësore dhe shkencore, ky ligj, me të të njëjtat standarde me ligjet aktuale të vendeve të përparuara në BE dhe SHBA, e vendosi MAR-in në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. Që nga viti 2003, me një rregullore të ministrisë së Shëndetësisë, u lejua përdorimi i metodës "In Vitro" ku mosha e lejuar e grave për të është më e vogël se 50 vjeç.

Like0Un Like0

Send a message to the wall.

Send a bug report on this article.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons