You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Bài viết thứ :1 Si te parandalojme aknet me kujdesin e perditshem ndaj tyre? prej Sun Mar 31, 2013 4:17 pm

avatar
ANNA ANGEL

  • Administrator

[img]http://www.ikub.al/Handlers/Images.ashx?id=0a11c4e9-56dc-4a41-a1f3-f3cfda38e9d0[/img]


[b]Aknet janë një ndër problemet më të shpeshta të lëkurës. Aknet mbeten problemi numër një midis adoleshentëve, por edhe me kalimin e moshës jo të gjithë arrijnë të shpëtojnë prej tyre.

Këshillat e mëposhtme fokusohen drejt disa teknikave të kudjesit të përditshëm për lëkurën të cilat kanë efikasitet të provuar për kontrollin dhe parandalimin e akneve.
Përdorni një pastrues delikat të tretshëm në ujë

Një nga gabimet e shpeshta të personave që kërkojnë zgjidhje për problemin e akneve është se ata presin një ndjesi freskie ose pickimi sa herë që përdorin produkte anti-akne. Kjo i bën ata të besojnë se produkti po “jep efekt”, çka mund të jetë pikërisht e kundërta. Ndjesia e freskisë dhe pickimit lidhet shpesh me irritimin e lëkurës dhe produktet që e shkaktojnë atë ndjesi në vend të shërimit, thjesht dëmtojnë më tej aftësinë e lëkurës për tu shëruar, përkeqësojnë shenjat dhe nxisin shumëzimin e baktereve që shkaktojnë dëmtimin klasik të akneve. Përdorimi i pastruesve që përmbajnë përbërës që bllokojnë poret (si p.sh. sapunet ose pastruesit e ngurtë) mund t’i përkeqësojë punët më tej. Kryesorja në luftën kundër ankeve është një pastrues delikat i tretshëm në ujë. Për të eliminuar make-up të vështirë ose make-up që i reziston ujit, mund të nevojitet një copë prej pambuku. Kujdes! Kjo copë duhet të jetë njëpërdorimëshe për të parandaluar rritjen e baktereve në të.

[color:3b07=red]Eksfolimi i fytyrës
[/color]
Përdorimi i një acidi betahidroksik më përqendrim 1% – 2% ose i acidi alfahidroksik me përqindje 8% janë mënyra të përshtatshme eksfolimi. Si rregull, acidet betahidroksike preferohen në raport me acidet alfahidroksike sepse ato kanë aftësinë të veprojnë edhe në brendësi të pores duke larguar yndyrën dhe tapën bllokuese që inicijon gjithë mekanizmin e akneve. Sidoqoftë, shumë personat (përfshi ata që janë alergjikë ndaj aspirina) nuk mund të përdorin acide betahidroksike dhe kanë si opsion të dytë eksfolimi acidet alfahidroksike. Eksfolimi mund të realizohet edhe mekanikisht nëpërmjet një skrabi ose cope të pastër. Eksfolimi mekanik mund të ndihmojë në largimin e lëkurës së vdekur, por nuk e zëvendësoj në asnjë rast efektin e acideve eksfoliues. Duhet patur gjithmonë kujdes për të mos kaluar masën kur përdoret një skrab mekanik – kjo mund të çrregullojë aftësinë e lëkurës për tu shëruar.

[color:3b07=red]Peroksidi i benzoylit[/color]

Peroksidi i benzoylit është dinzinfektuesi më i mirë ndër të gjithë preparatet që mund të shiten edhe pa recetë mjeksore. Kjo tashmë është e provuar si nga praktika e gjatë e përdorimit të këtij preparati, ashtu edhe nëpërmjet kërkimeve të mirëfillta shkencore. Peroksidi i benzoylit ka aftësinë të penetrojë në rrënjën e qimes dhe të vrasë atje mikrobin që shkakton akne – P.acne. Gjatë këtij procesi, peroksidi i benzoylit ka dy përparësi: nuk irriton lëkurën dhe nuk krijon rezistencë tek mikrobet sikundër gjithë preparatet me përmbajtje antibiotikësh (që përdoren lokalisht apo në rrugë sistemike). Peroksidi i benzoylit duhet përdorur me kujdes tek personat që aplikojnë retinoidë pasi përdorimi i njëkohshëm i dy preparateve e ul efektin e retinoidëve. Zgjidhja është përdorimi i peroksidit në mëngjez dhe i retinoidëve në mbëmje para gjumit. Gjithsesi, retinoidë të gjeneratave të reja kanë treguar rezistencë ndaj veprimit të peroksidit të benzoylit. Opsionet e preparateve që mundësojnë dizinfektimin e lëkurës, pa shkaktuar irritim nuk janë të shumta. Alkooli dhe squfuri janë dizinfektantë të mirë, por shkaktojnë tharrje dhe irritim, çka dëmton aftësinë e lëkurës për tu shëruar dhe e përkeqëson më tej situatën e akneve.

[color:3b07=red]Vaji i pemës së çajit[/color]

Personat që preferojnë trajtimet me bazë bimore, kanë një alternativë të shkëlqyer që mund të përdoret si dizinfektues i akneve. Aftësitë e vajit të pemës së çajit në këtë drejtim janë provuar në shumë punime shkencore. Ndonëse studimet vendosin në vendin e parë peroksidin e benzoylit, pjesa më e madhe e tyre njohin edhe efikasitetin e vajit të pemës së çajit në trajtimin e akneve dhe në reduktimin e problemeve të tjera të lëkurës së yndyrshme. Problemi kryesor lidhet me përqendrimin në të cilin ky preparat administrohet. Kërkimet sugjerojnë një përqindje vepruese prej 5%, ndërkohë që shumica e produkteve në treg kanë një përqendrim rreth 1%.

[color:3b07=red]Kombinimi i metodave të trajtimit[/color]

Për një pjesë të personave të prekur nga aknet, dizinfektimi i rregullt i fytyrës mund të jetë i mjaftueshëm për të arritur efektin e dëshiruar. Gjithsesi, kjo përbën një përjashtim. Dizinfektuesi arrin efektin maksimal kur kombinohet me një eksfoliant. Nga ana tjetër, as pastrimi i fytyrës i pa shoqëruar me dizinfektim apo eksfolim, nuk ka gjasa të japë efekt mbi aknet. Të gjithë masat e këshilluara gjatë ditëve të mëparshme kanë të ngjarë të japin rezultat kur përdoren të veçuara, por rezultatet janë shumë më të sigurta kur eksfoliantët, pastruesit dhe disinfenktuesit përdoren në kombinim për të fituar betejën kundër akneve[/b]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons