You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Shitja e madhe (4 vjet nga pakti famëkeq detar) Empty Shitja e madhe (4 vjet nga pakti famëkeq detar) Sun May 26, 2013 11:26 am

Konti
Konti

  • ADMIN

Shitja e madhe (4 vjet nga pakti famëkeq detar) Basha-bakojanis

Kater vjet me pare ne prag te Zgjedhjeve Parlamentare, ndodhi ajo ngjarje unike famekeqe per nje shtet, ajo që njihet në opinion si Pakti Detar me Greqinë. Kater vjet pas shitjes së madhe po te njejtet personazhe antikombetare vijojne te sundojne ne vendin e sundimit dhe jo te demokracise. Nuk mund te ndodhe kerrkund qe te kryesh nje krim te tille antikombetar dhe te vijosh te qёndrosh nё krye sikur te mos kete ndodhur gjesend. Ky popull i cuditshem, dhe perseris “i sunduar” voton krimin e madh.



1.

Katёr vjet mё parё…Sikur tё ishim nё njё lёvizje diabolike mallkimi, njё ndezulli antikombёtare po i vinte rrotull Shqipёrisё. Pёrgatitej njё Pakt. Unik nё botёn moderne, njё prerje e madhe Joniane e Detit nё Jugperёndim tё trojeve tona. Projekti ishte i Sali Berishёs. Ai kish nё dorё bisturinё e kirurgjisё dhe kompasin e mashtrimit. Dhe tё tradhёtisё sё madhe.

Katёr vjet mё parё ishte pragu i fushatёs elektorale. Njeriu i Pushteteve tё kapura e donte sёrish pushtetin. Ai donte dhe pёrkrahjen e Greqisё fqinjё. Ai kёrkonte votёn e shqiptarёve duke ua paraqitur Projektin si njё “fitore tё madhe tё Shqipёrisё”. Nuk mund tё gjendet nё botё rast tjetёr si ky.

Berisha u thosh nё njё farё mёnyrё shqiptarёve “Votoni antikombёtarizmin tim!”. Kёto fjalё dёgjonin shqiptarёt e manipuluar dhe tё goditur nё rrёnjёn e tyre kombёtare, nё njё demokraci tё pёrmbysur. Katёr vjet mё parё…



2.

Çdo gjë ka nisur në fundmars për të vijuar në prill e maj të 2009-s. Mediat folën për një marrëveshje të fshehtë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Një ngazёllim vihej re në Ministrinë e Jashtme, ku hynin e dilnin pjesëtarë dhe specialistë të fushave të ndryshme, anëtarë të grupit të punës për Marrëveshjen Detare. Sipas burimeve rrihte të dilte një prej arritjeve diplomatike më të këndellura të kohëve të fundit. Jo shumё kohё mё parё ishte kёnduar njё kёngё rreshtore nga ushtarё helenё; njё kengё sulmi: “Do rrjepim lёkurёt e shqiptarёve dhe do t’i bёmё lidhёse pёr kёpucё!”

Tani nё mёnyrё diplomatike bёhej gati tё pritej deti Jonian, aty nё Ministrinё e Jashtme nёn buzёqeshjen e njё njeriu “tё ri” gatuar nё parafabrikatet e Sali Berishёs: Ky ishte Lulzim Basha. Jo shumё kohё mё parё ishte bёrё njё Ëorkshop i madh pёr VorioEpirin. Tё gjitha kёto Sali Berisha i dinte dhe i kalonte nё dorё si pjesё tё skenarit.

Prapë, gjatë atij muaji u mësua se do të vijë vetë Karamanlisi. Ai do të largohej duke pasur në xhep marrëveshjen e firmosur për të shtyrë kufirin ujor. Njё hartё e fshehtё hynte deri nё Institutin Gjeografik Ushtarak tё Shqipёrisё e hartuar dhe vizatuar nga grupe helene qё e sillte kufirin deri nё qendёr tё Otrantos.

Ndërkohë, askush nuk ishte në gjendje për të thënë një version zyrtar. Kështu që mbizotëroi një heshtje e heshtur dhe fshehje e fshehur zyrtare. Gjuhë e fshehtë dhe hermetike. Qëllime të fshehta në një kohë të shpejtë. Projekt i fshehtë i kursyer në citime dhe referime, sërish të fshehta.

Edhe kur u bё Konferenca pёr shtyp karriget ishin tё pakta, sqarimet hermetike, zgurdullim sysh. Rrёqethje diplomatike. Kasapi ish nё krye: Sali Berisha. Një parandjenjë grabitjeje erdhi në mënyrë spontane. Njё muaj mё vonё do tё kёrkonte qё tё merrte votёn e shqiptarёve pёr njё mandat tё dytё. Guxim i marrё, diabolizёm i hatashёm allashqiptar dhe Esat Toptanёsh.





3.

Sapo kish filluar fushata Elektorale e vitit 2009. Nata shënjonte, fundpranverën dhe zagushia dukej se kish ulur këmbët në truall të stinës. Udhës, në kënd të Pallatit me shigjeta të verdha, lehnin qentë. Ndodhesha në dritare. Një burrë rreth të dyzetave kish kohën e ardhjes për të kontrolluar hedhurinat, e për të gjetur çfarë i duhej për mbijetuar të nesërmen. Aty, mes ulërimës së qënve, ai vijonte kërkimin e tij, kur dëgjova zilen e telefonit: “Alo!” “ Ju jeni…?” “ Po!” “Më kanë dhënë numrin. Jam: Tedi Blushi i Gazetës Shqiptare … ” “ Po! ” “ Kam ca koordinata që nuk i zhbiroj dot!” “ Ç’koordinata!?” “ Ato, të mërrëveshjes detare! A keni dëgjuar? ” “ Po !!” “ A mund të takohemi!?”

Po kёrkoja nё hartё. Ngjyrimi hartografik i detit, midis Sarandës dhe kepit të Kasiopesë, ledhatonte të dy anët e brigjeve, duke më lehtësuar përkujdesjen time. “ E gjeta!” thashë.

…Në afrim të orës, zbrita përballë kafes së parë. Hodha sytë, nga fasada lindore e pallatit parafabrikat dhe pashë se kishin varur dy fotografi të mëdha të Edi Ramës. Ishte fillim i Fushatёs Elektorale. S’kish kaluar shumë dhe dy gabelë adoleshentë, e qëlluan me gurë, njeriun e varur në mur. Ndërkaq, në fasadën e Pallatit të Kastratit, po ndodhte e njëjta gjë, qëllonin me gurë fotografinë e Sali Berishës.

Nën sqetullën time, rrinte Gjiri i Sarandës dhe unë pata frikë se mund të më binte, kushedi, dhe kësilloj, nuk mund të shkoja duarbosh, tek gazetari. Poseidoni kish dalë nga fundi i Detit po mua m’u duk sikur, Ai, ishte lypsari i lagjes sime.



4.

Katёr vjet mё parё si tani nё kёtё qershor marramendёs, grotesk deri nё palcё tё ecurisё shqiptare, fillohej fushata Elektorale duke patur njё zbulim tё madh i cili duhej tё ishte tronditёs pёr opinionin e shqiptarёve. Tronditës nё kthesёn qё duhej të tё bёhej pёr dhёnien e votёs. E kёrkonte kёtё votё me insistim, Sali Berisha. Por ishte zbuluar njё Pakt i Fshehtё. Antishqiptar. Nё sy tё botёs. Po, vallё, a u bёri pёrshtypje shqiptarёve?



Personazhe në fushatë:

BERISHA: “Nga Belshi i qarkut të Elbasanit, nё fushatё elektorale kreu i ekzekutivit deklaroi dje lidhur me këtë çështje se, “edhe nxënësi i klasës së pestë, me kompas, është në gjendje të provojë se ato janë ndarë në bazë të ligjit dhe se nuk ka pasur asnjë milimetër devijim. Kjo është një gjë e turpshme…Trillim Primitiv i Ramёs ! …” Mё votoni mua pёr Kryeminsitёr!



LULZIM BASHA: Reshperonte nga njё fotografi nё tjetrёn si nё paradё mode, me njё firmё dhe vulё, me njё letёr me njё logo formale tё Shqipёrisё mbi tё, nё krahё tё Bakojanis, si njё prelud lumturie i sjellё nga planete tё tjetё. Votoni Sali Berishën!



EDI RAMA: Me zё tё ngjirur, ashtu tangent, i kursyer,nuk e pёrdori sa duhet kёtё Pakt antikombёtar; e harroi fare nё fushatё. Më vonё pas zgjedhjeve ai e ngriti zerin dhe ndёrmori hapa me vlerё tё madhe gjer nё Gjykatёn Kushtetuese. Por Berisha ishte bёrё ndërkohë Kryministёr Absurd nё njё Shqipёri qё ishte pёrgatitur qё ta shiste.



Personazhe pas fushate:

SALI BERISHA Vijon urrejtja, kёmbёngulja duke e mbrojtur nё çdo hap Paktin. Oponenetёt i quante sharlatanё, sulmonte mitin e gjirit tё Sarandёs, Autorёt e Paktit i ngrinte nё detyra tё larta, dhe i shpёrblente. I kish vjedhur dhe blerё deputetёt nё Kuvendin e Sundimit.



ARBEN IMAMI nё ndezulli aktoreske organizon konferenca gjysёm tё fshehta dhe tё kontrolluara shtypi, pёrçon lektoriume nё UET dhe bёhej qesharak nё sy tё botёs.



GJYKATA KUSHTETUESE: Hedh poshtё Paktin Detar. Personazhet qё janё autorё tё Projektit Antikombёtar, pas katёr vjetёsh prapё kandidatё fitimtarё pёr Deputetё dhe kёrkojnё votёn e shqiptarёve tё tradhёtuar.



Kronikë e 4 viteve më parë:

“Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm.”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons