You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Mish i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall Empty Mish i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall Sun May 05, 2013 4:20 pm

ANNA ANGEL
ANNA ANGEL

  • Administrator

Mish i bardhë me kërpudha dhe kaçkavall Mish-300x161


Për 4 persona :

- 1 kg gjoks pule
-50 gr gjalpë
-200 gr kaçkavall
-200 gr kërpudha të freskëta
- 3 thelpinj hudhër
-1,5 lugë miell
-1 kokë qepë
- 200 ml qumësht
- vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera në fije të holla. Pasi skuqen ato, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Gjokset e pulës i presim në biftek, të cilat i skuqim në vaj në tigan tjetër. Fillojmë me përgatitjen e salcës beshamel. Në tenxhere në zjarr e hedhim gjalpin.Pasi shkrihet gjalpi, e shtojmë miellin. Përziej më me tel kuzhine. Duke përzier pandërprerë me tel, në tenxhere e hedhim qumështin. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Pasi salca beshamel e fiton dendësi në e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri.Në tavë hedhim vaj dhe në të vëmë biftekun e skuqur.Sipër çdo bifteku vëmë nga masa me kërpudha. Sipër vëmë salcë beshamel. Sipër salcës grijmë kaçkavall. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.Biftekun e pulës me kërpudha i vëmë në pjatën për servirje. Në dy skajet e pjatës vëmë brokoli të kaurdisur. Zbukurojmë me feta domateje.
Koha e pregaditijes 40 minuta. Ju bëftë mirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons