You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Patëllxhanë të mbështjellë Empty Patëllxhanë të mbështjellë Sun May 05, 2013 4:46 pm

ANNA ANGEL
ANNA ANGEL

  • Administrator

Patëllxhanë të mbështjellë Images?q=tbn:ANd9GcT6e0UtEwbL_6XXI5DHtxGb5Ri566rTKpzTNRa6YMxWGhyd1ONiBQ




Për 6 persona nevojiten:

3-4 patëllxhanë të mëdhenj,
½ kg mish i grirë viçi,
1 qepë me madhësi mesatare e grirë,
3 lugë gjelle margarinë,
2-3 domate të prera hollë,
2 lugë majdanoz të prerë hollë,
2 lugë gjelle arne (fara nga boça e pishës),
3 lugë gjelle rrush të thatë të bardhë,
2-3 lugë gjelle djathë (parmezan),
kripë dhe piper.
Përgatitja

1 – Prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata dhe i vendosni për rreth një orë në ujë me kripë, për të larguar shijen e hidhur që kanë. I shpëlani, i shtrydhni lehtë dhe i skuqni. Pas skuqjes i lini të kullojnë.
2 - Hidhni mishin e grirë, qepen e grirë dhe margarinën në një tenxhere. Shtoni domatet, majdanozin, pak ujë (nëse është e nevojshme), kripën dhe piperin dhe e lini kimën të ziejë disi. Pak përpara se ta hiqni nga zjarri, shtoni arnenë (farat nga boça e pishës) dhe rrushin e thatë.
3 – Vendosni pak nga masa e kimës në çdo fetë patëllxhani dhe i mbështillni rolo.
4 - I vini në një tepsi lyer më parë me gjalpë, i mbuloni me djathin e grirë dhe i lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius, për rreth 45 minuta.

Mund t’i servoni të nxehta të shoqëruara me salcë domatesh.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Musaka me Patëllxhanë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons