You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1perkufizimi i dashuris Empty perkufizimi i dashuris Sat Dec 08, 2012 4:56 pm

emi
emi

  • Antar

Dashuria … Një ndenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme. Është një emer që të bën t’a duash me shumë se vetëvetën , një emer që e din se ç’është e vërteta, të bën 1000 vjet të jetosh e të bën çdo gjë t’a gezosh. Dhe lumturia vjen bashkë me dashurinë. Sepse ajo është si një thesar i humbur që kërkohet nga njerëzimi dhe shpesh-herë të kujton ty arsyen pse ti jeton.

Postimi :2perkufizimi i dashuris Empty Re: perkufizimi i dashuris Sat Dec 08, 2012 5:36 pm

emi
emi

  • Antar

Ndërkohë që ajo bën që koha të kalojë , koha bën që dashuria të kalojë.
Getë ka thënë : “ Dashuria , besnikëria , e pasioni nuk janë trillime poetësh”. Dhe kështu është! Pasi dashuria është pjesë e realitetit. Ajo ndenja e bukur që në fillim të jep flutura në stomak dhe të bën të qeshësh e të kuptosh që jeta ka kuptim. Një jetë pa dashuri do te ishte si një kopësht pa diell dhe me lule të vyshkyra. Ndërsa njeriu pa dashuri është si nëna pa femijët.

Postimi :3perkufizimi i dashuris Empty Re: perkufizimi i dashuris Sat Dec 15, 2012 11:51 am

emi
emi

  • Antar

Dashuria është celësi… çelësi që hap dyert e lumturisë. Nëse ti e heq atë, toka ku ti jeton do të shndërrohet në varr. Është ndenja që tëbën të dashurosh , të bën të gëzosh në çdo moment , të bën dhe të qash ,pasi ajo është si një sëmundje apo iluzion kur je larg njeriut qëti do. Është një motiv… motivi i shpresës. Sakrificë dhe lumturi njëkohësisht , t’a mban shpirtin lart duke të mbrojtur nga ndotjet e kësaj botë të shtirur e cila është e mbushur me vese dhe prapaskena interesash.

Postimi :4perkufizimi i dashuris Empty Re: perkufizimi i dashuris Sat Dec 15, 2012 11:52 am

emi
emi

  • Antar

ë ëndërrosh një princ është mrekulli por t’a dashurosh atë është e papërshkrueshme. Ti ëndërron për princin e kaltër qëkur ke pare “ HIRUSHEN” kur ishe e vogël. Kur e takon atë ke kapur qiellin me duar. Keni kaluar oqeanet të dy së bashku , keni vallëzuar mbi re duke shkuar “ 3 METRA MBI QIELL’’. Sepse ajo nuk arsyeton kurrë. Është si një kështjellë me mure të larta e cila ka vetëm një portë. Kur futësh brënda , dera mbyllet dhe nuk hapet e ti shkon në gjelberimin e pafund të kopshtëve të kështjellës.

Postimi :5perkufizimi i dashuris Empty Re: perkufizimi i dashuris Sat Dec 15, 2012 11:54 am

emi
emi

  • Antar

Kjo ndjenje e bukur pelqehet më tepër se martesa , për të njëjtën arsye për të cilët romanet janë më zbavitës se historia. Sakrifica , sinqeriteti , fantazia, arsyja, xhelozia dhe besimi janë telat e dashurisë dhe pa to ajo humbet në detin e trazuar të jetës komplekse. Dashuria nuk përfundon kollaj por kur përfundon është si një “ TË DUA” mbi një xham të veshur nga avulli i cili dalë ngadalë zhduket duke lënë breorën e një kujtimi tepër të dashu

Postimi :6perkufizimi i dashuris Empty Re: perkufizimi i dashuris Sun Dec 16, 2012 10:11 pm

Neta
Neta

  • Antar

Ca e zgjat Emi mi gruje me gjithe keto perkufizime per dashurine:$

Dashuria per mua shkurt e shqip eshte nje ndjenje unike e pakrahasueshme me ndjenjat e tjera

Emusheeeeeee te :l2l:


Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons