You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Bajerni i Mynihut shpallet kampione e Europës Empty Bajerni i Mynihut shpallet kampione e Europës Sun May 26, 2013 11:54 am

Konti
Konti

  • ADMIN

Bajerni i Mynihut shpallet kampione e Europës Bayern-munich-champions-league-final-wembley_2950416


Bajerni i Mynihut është shpallur kampionia e Europës, duke fituar Champions League në Uembli të Londrës.

Bavarezët kanë fituar 2- 1 ndaj gjermanëve të Dortmund, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe spektakël.

Ndeshja ka nisur më mirë për Dortmundin. Kur të gjithë prisnin që të ishte Bajerni ekipi që do ushtronte presion, lojtarët e Borusias e kanë marrë situatën në dorë, duke e vendosur Bajernin nën presion dhe duke rrezikuar tre herë dhe duke marrë disa goditje këndi.

Bajerni duket i lodhur dhe pa ide.

Vetë në minutën e 26-të ka ardhur një rast nga kroati Mandzukic. Më pas ka qenë edhe Martinez që ka rrezikuar.

Në minutën e 30-të, Robben humbet një rast të pastër, pasi del vetëm për vetëm me portierin, por nuk godet si duket.

Përgjigjet polaku Lewandowski në minutën e 34-të, pasi del po ashtu përballë portierit dhe humbet një rast të artë.

Bajerni ka arritur që të kthehet në lojë dhe Robben sërish humbet një shans shumë të mirë, kur godet në fytyrë portierin e Dortmundit, në pamundësi për të çuar topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ka nisur pa ndryshime në formacion, ndërkohë që loja ka qenë sërish e fortë, e tensionuar dhe me gabime, kryesisht në mesfushë.

Në minutën e 58-të ka ardhur dhe mundësia e parë për Bajern, pas një goditje këndi. Mandzukic nuk ka arritur që të godasë si duhet.

Por një minutë më vonë e ka përmirësuar gabimin dhe ka shënuar golin e parë të sfidës pas një topi të marrë nga Robben.

Por në minutën e 67-të ka ardhur barazimi nga Dortmund. Reus futet në zonë, ku pengohet nga Dante, madje merr një goditje prej tij. Italiani Rizzoli akordon një penallti dhe është Gundogan që e kthen në gol me qetësi.

Borusia shpëton nga goli i dytë i sigurt pasi Subotic e largon topin nga këmba e Robben, pak centimetra larg portës.

Në minutën e 75-të ishte Alaba që lëshon një predhë në drejtim të portës, por është Weidenfeller që realizon një pritje spektakolare.

Tre minuta nga fundi vjen një goditje e fortë nga Schweinsteiger.

Por në minutën e 89-, ai që është quajtur si mallkimi i finaleve, Robben, shënon një gol duke entuziazmuar bavarezët kudo.

Borusia: Weidenfeller, Piszczek, Subotic, Hummels, Schmelzer, Bender, Gundogan, Blaszczykowski, Reus, Grosskreutz, Lewandowski.

Bajern: Neuer, Lahm, Boateng, Dante, Alaba, Javi Martinez, Schweinsteiger, Robben, Muller, Ribery, Mandzukic.

Arbitër: Nicola Rizzoli (Itali)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons