You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Superfruta befasuese Empty Superfruta befasuese Sat Mar 30, 2013 2:08 pm

ANNA ANGEL
ANNA ANGEL

  • Administrator

Hulumtimet tregojnë se farat e shegës mund të ngadalësojnë plakjen, të ndalojnë përhapjen e kancerit, të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë efektin e viagrës mbi burrat

Shega

Shega është kultivuar që nga lashtësia, por një kërkim i ri ka zbuluar fakte surprizuese rreth të mirave të kësaj frute. Ajo mund të ndalojë përhapjen e kancerit, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ka efektin e viagrës te meshkujt. Për më tepër, fruta ka pak kalori dhe nuk është e ngarkuar me lëndë ushqyese. Shega ka nivel të lartë të vitaminës C, kaliumit dhe është i pasur me antioksidantë.

Nëse e konsumoni shegën më tepër si frut sesa si lëng, atëherë dietës suaj i keni shtuar edhe fibra. Sipas mitologjisë, kësaj frute rubin të kuq, është e vështirë t’i rezistosh. Disa studiues të Biblës besojnë se është shega, jo molla fruta e ndaluar e kopshtit të Edenit. Në mitologjinë greke Persefoni, e bija e Zeusit që u martua me Hadin, u dënua të kalonte gjashtë muaj në Mbretërinë e Botës së Hijeve, vetëm sepse u zu duke ngrënë shegë. Ja disa këshilla sesi mund të ndikojë pozitivisht shega në shëndetin tuaj.

1. Ngadalëson plakjen. Shegët kanë polifenol, një lloj antioksidanti që besohet të ngadalësojë plakjen. Një studim i Universitetit të Kansasit mbi ushqimet e pasura me polifenol, duke përfshirë edhe shegën, tregon se polifenoli ndihmon në të vërtetë për të zgjatur jetën.

2. Rrit sasinë e testosteroneve. Kërkuesit analizuan 60 vullnetarë dhe përfundimet ishin të qarta: të pirit e lëngut të shegës rrit nivelin e testosteroneve në pështymë. Testosteroni ka shumë efekte pozitive që përfshijnë rritjen e muskujve, reduktimin e yndyrës, ripërtëritjen e energjive, humor të mirë dhe natyrisht përmirësim të aktit seksual. Studimi zbuloi një rritje të nivelit të testosteronit edhe te femrat, edhe te meshkujt, ndonëse në sasi të ndryshme. Një tjetër kërkim i publikuar në Revistën e Kërkimeve mbi Impotencën, këshillon se lëngu i shegës mund të quhet pa frikë “viagra natyrore”. Shkencëtarët raportuan se 47 për qind e meshkujve vërejtën përmirësime pasi kishin pirë lëng shege, në krahasim me një numër prej 37 për qind të atyre që kishin pirë lëng molle. Jo pa qëllim shega ka qenë përgjatë historisë simbol i pjellorisë dhe fuqisë së pashtershme.

3. Ul nivelin e kolesterolit. Lëngu i shegës pakëson sasinë e kolesterolit tek ata që rrezikohen nga sëmundje të lidhura me zemrën. Kjo pasojë pozitive e lëngut të shegës vjen falë polifenolit dhe antioksidantëve të tjerë, të cilët ndikojnë duke reduktuar kolesterolin e “keq”.

4. Shkatërron inflamacionin. Shega shkatërron inflamacionin dhe ndalon prishjen e kërcit. Kjo ndihmesë e shegës vjen veçanërisht për personat që vuajnë nga artriti, pasi parandalon fillimin dhe zhvillimin e tij të ashpër. Shega e bën këtë duke ndaluar mbiprodhimin e citokineve, të cilat janë përgjegjëse për inflamacionin dhe shkatërrimin e indeve, kur prodhohen me tepri.

5. Mund të kontrollojë presionin e gjakut. Studimi arriti në të dhëna premtuese, pasi rezultoi se ata që pinin lëng shege patën një përmirësim të presionit të gjakut në javën e parë të fillimit të trajtimit, në dallim nga ata që pinin thjesht ujë. Pirja e superfrutës përmirëson edhe hormonet e stresit, si kortizoli dhe kortizoni. Një studim i vitit 2012 që zgjati dy javë, vërtetoi se shega ndikon për mirë në presionin e gjakut dhe në reduktimin e forcimit të mureve arteriale.

6. Lufton kancerin. Disa përbërës të lëngut të shegës ndalojnë ndarjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene, sipas kërkuesve të Universitetit të Kalifornisë. Studimi u përqendrua në qelizat e kancerit të prostatës, të cilat kishin më shumë gjasa të përhapeshin, por qelizat e personave të trajtuar me lëng shege kishin më pak mundësi të realizonin ndarjen.

7. Parandalon sëmundjen e Alzheimerit. Studimet e kryera deri më tani te minjtë, provojnë se mund të përmirësohet mënyra e sjelljes së personave të diagnostikuar me Alzheimer. Minjtë që u ushqyen me lëng shege mësonin dhe notonin më shpejt sesa minjtë që morën ujë me sheqer. Nëse dëshironi që kjo frutë e mahnitshme të japë efektet e saj pozitive mbi ju, atëherë duhet të siguroheni që ta pini të papërzier me sheqer apo lëngje të tjera frutash. Nëse shega është një element i ri, që përfshihet në dietën tuaj, bëni mirë që të konsultoheni më parë me doktorin. Lëngu i shegës mund të japë efekte anësore të papëlqyeshme nëse kombinohet me disa lloje ilaçesh.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons