You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë Mesazh [Faqja 1 e 1]

Postimi :1Ja pse 2012-a nuk do jete fundi i botes! JU si mendoni? Empty Ja pse 2012-a nuk do jete fundi i botes! JU si mendoni? Sat Dec 15, 2012 11:04 am

oriente
oriente

  • Antar

Viti i saponisur mund të jetë i fundit, sipas profetëve të ndryshëm, që bazohen te kalendari Maya për të pohuar se 21 dhjetori 2012 do të jetë i fundit për njerëzimin. Me të vërtetë do të ndodhë kjo? Faktikisht, ajo që cilësohet si shkenca zyrtare, NASA, ka bërë të ditur se nuk ka asgjë për t’u pasur frikë për këtë vit. Sipas agjencisë hapësinore amerikane, më 21 dhjetor 2012 nuk do të ndodhë asgjë ndryshe nga ajo që ndodh çdo vit: solsticiumi i dimrit.
Në fakt, atë datë përfundon i ashtuquajturi “kalendar i përmbysjes së botës” që është lënë nga qytetërimi i Mayave. Solstici dimëror i këtij viti është fund i një cikli 144.00 ditësh, duke nisur nga data mitike e krijimit të kozmogonisë Maya dhe që është përsëritur 12 herë. E trembëdhjeta dhe e fundit mbyllet përkon në dhjetorin e ardhshëm.
Mirëpo shkencërisht nuk ka asnjë provë që diçka do të ndodhë, siç shpjegon Don Yeomans, astronom dhe drejtor i “Near-Earth Object Program” i NASA që merret me ndjekjen e objekteve afër (në terma astronomikë) Tokës: mbi të gjitha të asteroidëve, si ai impakti i të cilit provokoi zhdukjen e dinosaurëve 65 milionë vite më parë. Nuk duket se ka rrezik që një gjë e tillë të përsëritet shpejt, sipas asaj që ka deklaruar Yeomans në faqen “space.com”. Toka bëhet shpesh objekt përplasjesh me trupa qiellor, por asgjë me dimensione të rrezikshme nuk parashikohet që të vijë për momentin. “Nuk ka objekte të njohura që të përbëjnë një rrezik të besueshëm për Tokën. Asnjë, zero, hiç!”, deklaron Yeomans.
Disa pohojnë se një rrezik do të ishte përvijëzimi i veçantë i yjeve, ose planetëve. Përsa i takon këtyre të fundit, Tokës nuk i bëjnë asnjë efekt, ndërsa dielli dhe Hëna ndikojnë në planetin tonë, për shembull përmes batica e zbaticave. Por një përvijëzim i pazakontë i planetëve në dhjetor (që për më tepër s’parashikohet) nuk do të shkaktonte vërtet asgjë. Pastaj ka nga ata që thonë se eventi kyç do ishte kapërcimi i planit të galaksisë nga ana e diellit, por edhe kjo, sipas astronomit është një event i pandikueshëm, që nëse duhet të ndodhte në 2012-n, s’do të sillte asnjë efekt.
Një problem më serioz mund të jenë stuhitë diellore, që regjistrohen çdo 11 vjet dhe mund të dëmtojnë satelitë e linja elektrike. Thuhet se superstuhia e fundit diellore ka ndodhur në 1859-n, kur bota nuk varej nga elektronika dhe që një event i ngjashëm sot do të ishte katastrofik. Mes të gjithë skenarëve apokaliptikë të mundshëm, ato me origjinë hapësinore, ky ëshë ai më pak i pamundshmi. Por të paktën për momentin nuk ka të dhëna që një mega-stuhi diellore është drejt ardhjes këtë vit. Fare pak ka për t’u shqetësuar edhe mbi inversionin e poleve magnetikë tokësorë, gjë që ndodh çdo 500.000 vjet dhe sidomos jo nga një ditë në tjetrën. Edhe po të ndodhte, s’ka ndonjë gjë shumë të keqe: mjafton të ndërrohen busullat, duke kthyer veriun në jug dhe e kundërta. Domethënë, sipas astronomit të NASA-s, katastrofizmi i vitit 2012-s është i gjithi pseudoshkencë. Shkenca e vërtetë thotë se gjërat, për të cilat duhet të shqetësohemi janë më serioze: nga ngrohja globale deri te cunamet, por që nuk do të sjellin fundin e botës më 21 dhjetorin e botës së nisur prej pak ditësh.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 

Social Media Buttons
Social Media Buttons