Ish-futbollisti i famshëm gjerman, Gunter Netzer, një nga lojtarët më të shquar të viteve ’60-’70, ka marrë si shembull pikërisht një eksperiencë të tij personale kundër kombëtares shqiptare të futbollit, për të treguar se si shtetet e vogla mund të bëhen pengesë edhe për kombëtaret më të mëdha.
Në një intervistë të dhënë për “Bild”, duke komentuar fitoren e thjeshtë 3-0 të Gjermanisë ndaj Kazakistanit, ai ka shprehur mendimin se shtetet e vogla duhej të ndihmoheshin nga të mëdhatë në mënyrë që të rritej niveli i futbollit të luajtur.
“Këto shtete cilësohen si të vogla por mos harroni se kanë të njëjtën peshë politike dhe vota e tyre është e barabartë me atë të shteteve që kanë kombëtare të mëdha futbolli. Duhet të sigurohemi që të mos ketë vetëm një elitë futbolli, por që ky sport të zhvillohet edhe në vende më të vogla. Duhet që shtetet e mëdha të mos mendojnë vetëm për veten, por të shohin edhe cilat janë nevojat e komunitetit”, tha ai.
“Kombëtaret e vogla mund të bëhen pengesa të jashtëzakonshme në rrugën e një kombëtareje të madhe. Historia e futbollit është e mbushur me raste të tilla dhe me dekada të tëra përbuzje e tallje. Unë nuk do ta harroj kurrë kur luaja për RFGJ-në në vitin 1967, ndeshjen që barazuam 0-0 kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian”, deklaroi ish-mesfushori i famshëm gjerman.
Pikërisht ai barazim në Tiranë solli edhe eliminimin e kombëtares gjermane nga Kampionati Evropian, një përfaqësuese e mbushur me emra që disa vite më vonë do të dominonin futbollin botëror duke fituar si Kampionatin Evropian, ashtu edhe Kupën e Botës