Nëse 90 vite jetë ju duken pak, atëherë provoni të mendoni se vetëm 0,1 për qind e europianëve e arrijnë këtë moshë. Megjithatë, ekziston një ishull në Greqi që quhet Ikaria, banorët e të cilit jetojnë mesatarisht 90 vjeç dhe madhe edhe më tepër, ndërkohë që 100 vjeçarët përbëjnë 1 për qind të popullsisë. Ky ishull është vlerësuar si një vendet me treguesit më të lartë të jetëgjatësisë në botë.
Një tjetër dukuri që vërehet tek banorët e këtij ishulli është se 90 vjeçarët e atjeshëm nuk janë si të gjithë 90 vjeçarët, të lodhur apo të sëmurë, përkundrazi gëzojnë shëndet të plotë dhe janë tërësisht aktivë.
Ky fenomen zgjoi kureshtjen e studiuesve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Athinës të cilët vendosën të realizonin një kërkim shkencor për të zbuluar në një farë mënyre se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së banorëve të Ikarias. Studiuesit morën në shqyrtim 673 banorët e ishullit duke përzgjedhur në mënyrë fare rastësore 71 meshkuj dhe 71 femra të moshës mbi 65 vjeç për t’i bërë pjesë të studimit të tyre.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan më pas një serie testesh klinike për të vlerësuar presionin e gjakut, prania e diabetit dhe sëmundjeve të tjera. Me një tjetër provë, u verifikua funksioni endotelial – shtresa e indeve që vesh sipërfaqen e brendshme të enëve të gjakut, linfatike dhe të zemrës, dhe që mund të ndikohet nga plakja dhe mënyra e çrregullt e jetesës si, për shembull, nga zakoni i duhapirjes.
Më pas banorët e ishullit u pyetën rreth stilit të tyre të jetës, si gjendja shëndetësore, dieta e ndjekur apo konsumimi i kafesë.
Rezultatet e plota të studimit u botuan në revistën ‘Vascular Medicine’, ku konkludohet se pasi u analizuan të gjitha llojet e kafeve të konsumuara në ishull dhe të përdorura nga banorët, u zbulua se 87 për qind e pjesëmarrësve pinin kafenë greke të zierë.
Të gjithë ata që konsumonin kafe greke paraqisnin një funksion më të të mirë endotelial, në krahasim me ata që konsumonin lloje të tjera të kafeve.
” Kafeja greke e zierë, e cila është e pasur në polifenole dhe antioksidantë dhe përmban vetëm një sasi të moderuar kafeine, – shpjegojnë studiuesit, – duket se është shumë e dobishme për shëndetin në raport me llojet e tjera të kafeve.
Ky mund të jetë, pra, sekreti i shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë së banorëve të Ikaria”.